Xhudisti kosovar Akil Gjakova, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Siç u raportua sot në media, rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës.
Nga Prokuroria Themelore e Pejës, kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se prokurorja e rastit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren masa ligjore ndaj të pandehurit, konkretisht arrestimin e tij.
“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal te një kontesit civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka element të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore ndaj tij”, tha për Reporteri.net, zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.