×
  • Sport
  • Sport / Detaje

    Xhudisti kosovar Akil Gjakova denoncohet për dhunë në familje, flasin nga Prokuroria

    Reporteri
    13 Prill 2024 | 18:50

    Xhudisti kosovar Akil Gjakova, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Siç u raportua sot në media, rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës.

    Nga Prokuroria Themelore e Pejës, kanë thënë për gazetën online Reporteri.net  se prokurorja e rastit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren masa ligjore ndaj të pandehurit, konkretisht arrestimin e tij.

    “Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal te një kontesit civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka element të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore ndaj tij”, tha për Reporteri.net, zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!