Ajo që nuk është parë kurrë në kompeticione të tilla garuese është parë në garat e Baku-s.
Anri Egutidze, xhudisti portugez është skualifikuar nga Grand Slami i Bakus për arsye se kishte mbajtur telefonin e tij gjatë kohës kur po zhvillonte luftën, shkruan Reporteri.net
Atij i ra telefoni në kohën kur po përplasej me kundërshtarin e tij i cili kapi menjhëerë dhe ia tregoi gjyqtarit.
Egutidze u skualifikua nga gara menjëherë pas kësaj ngjarjeje qesharake.
Kujtojmë që në Baku po marrin pjesë edhe shumë garues nga Kosova.
Akil Gjakova kishte arritur që të luftonte për medaljen e bronztë, por kishte humbur në fund me ‘ipon’.
Sot ka garuar edhe Loriana Kuka, pork a humbur në raundin e parë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.