Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina do të luajnë nga minuta e parë në ndeshjet që skuadrat e tyre zhvillojnë sonte në kuadër të kampionatit francez
Reims luan në shtëpi me Nantesin dhe në këtë ndeshje dyshja Zeneli dhe Berisha janë startues nga minuta e parë, shkruan Reporteri.net
Zeneli në ndeshjen e kaluar shënoi një gol shumë të bukur direkt nga korneri dhe duket se forma e tij e dikurshme ka filluar të rikthehet tani.
Bersant Celina gjithashtu është starutes për Dijonin në ndeshjen kundër Lille.
Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 19:00 dhe le të shpresojmë kosovarët që të shkëlqejnë me paraqitjet e tyre. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.