×
  • Sport
  • Sport

    Ylli anglez: Kosova është një skuadër e nënvlerësuar

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 15:52

    Trent Alexander-Arnold ka thënë se Kombëtarja e Kosovës është një skuadër e nënvlerësuar


    Kosova luajti me Anglinë muajin e kaluar ku u mposht 5-3 në stadiumin e Southamptonit, por ‘Dardanët’ treguan paraqitje të madhe, shkruan Reporteri.net

    Alexander Arnold tani ka deklaruar se Kosova është një skuadër e cila është e nënvlerësuar.

    “Kosova, me të vërtetë, ishin një skuadër e nënvlerësuar dhe ne kishim respekt maksimal ndaj tyre para ndeshjes”, ka thënë Arnold për Daily Mail.

    “Ne e dinim që ata kishin kërcënime dhe për fat të mirë për ne, ishim në gjendje t’i mposhtim ata.

    “Ne nuk ishim të kënaqur me golat që pranuam dhe kemi nevojë të punojmë në atë drejtim,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!