Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë të enjten mbrëma duke filluar nga ora 19:00 miqësoren ndaj Danimarkës në stadiumin Fadil Vokrri.
Një prej yjeve daneze, konkretisht lojtari i Chelseat, Andreas Christensen befasoi një tifoz kosovar të Chelseat duke ia nënshkruar atij fanellën e klubit londinez. Bëhet fjalë për gazetarin e Reporterit Ilir Salihu.
Yjet e Danimarkës zbarkuan në stadiumin Fadil Vokrri për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Kosovën. /Reporteri.net/.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni yllin e Chelseat, duke nënshkruar fanellën e gazetarit të Reporterit që është tifoz i skuadrës londineze Chelsea:
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.