×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Arsenalit shpërthen në lot, ia këputën shpirtin abuzimet e tifozëve ndaj Xhakës

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 11:38

    Xhaka ishte protagonist i një prej mbrëmjeve më të famshme në histori të klubit të tij Arsenal për shkak të ndodhive brenda dhe jashtë fushës.


    Ylli kosovar lëshoi fushën në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Crystal Palacit në mes sharjeve, vërshëllimave e abuzimeve që ia bën tifozët e klubit atij, shkruan Reporteri.net

    Kapiteni i Arsenalit tash e një kohë nuk po gjen paqe me tifozët e klubit për shkak të performancave të dobëta që ka zhvilluar së fundmi, ndërsa mbrëmë ishte qershia mbi tortë.

    Arsenal ishte duke avansuar 2-0, por Palace u kthye në lojë shpejtë duke barazuar në 2-2, e trajneri i skuadrës në kërkim të fitores, vendosi ta zëvendësonte mesfushorin kosovar.

    Gjatë largimit nga fusha, Xhaka shau tifozët e Arsenalit pasi nuk po mund t’i duronte vërshëllimat në drejtim të tij.

    I prekur nga kjo situatë, kolegu i Xhakës, Lucas Torreira ka shpërthyer në lot për shkak të dhembshurisë që ndjente ndaj kapitenit të Arsenalit.

    Fotografi zyrtar i klubit, Stuart MacFarlane ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografitë ku Lucas Torreira nuk i shpëton lotëve.

    Në anën tjetër, Unai Emery ka thënë se me shumë gjasë, Xhaka nuk do të jetë më kapiten i Arsenalit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!