Arthur Melo ka zbarkuar në mesnatë në Torino ku gjatë ditës së diel pritet që t’i kryejë testet mjekësore dhe të nënshkruaj kontratë me Juventusin
Melo të shtunën u paraqit me Barcelonën për herë të fundit në ndeshjen kundër Celta Vigos ku u inkuadrua në lojë në minutën e 86-të, shkruan Reporteri.net
Mesfushori brazilian pas ndeshjes bëri gati valixhet dhe u nis në drejtim të Italisë, ku të dielën pritet të prezantohet te Juventusi.
#Juve: #Arthur è atterrato a Torino, domani mattina le visite mediche // Arthur has landed in Turin ahead of his medical with Juve @Goalitalia @Goal ??⚪️⚫️ pic.twitter.com/iFxDoMKYB0
— Romeo Agresti (@romeoagresti) June 27, 2020
Melo në mesnatë ka arritur në Torino dhe tashmë është publikuar edhe një video nga aeroporti.
Ai do t’i bashkohet Juventusit si pjesë e shkëmbimit me Miralem Pjanic. Klubi italian gjithashtu do t’i paguajë edhe 10 milionë euro shtesë si pjesë e kësaj marrëveshje. /Reporteri.net/
Arthur and Miralem Pjanic will both have medicals tomorrow ahead of a swap deal between Barcelona and Juventus, according to multiple reports pic.twitter.com/Xf63VqTylA
— B/R Football (@brfootball) June 27, 2020