Barcelona ka njoftuar se Sergi Roberto ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Spanjolli, i cili mund të luajë si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë, nuk ka udhëtuar në Budapest më skuadrën e Barcelonës për ndeshjen kundër Ferencvaros, raporton Express.
Barcelona do të përballet sonte me Ferencvaros në kuadër të Ligës së Kampionëve, por Roberto nuk ka udhëtuar për shkak të një dëmtimit që pësoi kundër Atletico Madridit.
Roberto është mirë me shëndetin dhe po qëndron i izoluar në shtëpi. Ai doli pozitiv gjatë ditës së martë në testet e kryera PCR dhe klubi ka informuar të gjithë autoritetet e nevojshme sportive dhe shëndetësore.
Përveç kësaj, të gjitha kontaktet e ngushta të Sergi Robertos janë gjurmuar dhe u është kërkuar që të kryejnë vetë testet e nevojshme PCR.
Roberto pësoi një dëmtim të kofshës së tij të djathtë më 21 nëntor dhe tashmë pritet të mungojnë deri në dy muaj.
I lindur në Kataloni, Roberto ka kaluar të gjithë karrierën e tij të me skuadrën e Barcelonës dhe është gjithashtu përfaqësues i Spanjës.
Ai bëri debutimin e tij për Barçën në nëntor të 2010 kundër Ceuta në Copa del Rey, klub tashmë i shuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.