×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Barçës refuzon kalimin te Juventusi

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 18:17

    Barcelona e ka seriozisht për Miralem Pjanic. Sipas mediave gjermane, stafi teknik spanjoll ka dhënë dritën jeshile për të nisur negociatat me mesfushorin bonjak.


    Fillimisht Juventusi dëshironte Arthur dhe Barca u përgjigjë duke i kërkuar Pjanic. Braziliani refuzoi kalimin në Itali pasi dëshiron të luajë në La Liga.

    Nga ana tjetër kampionët e Spanjës duket se janë të interesuar për Pjanic edhe pa përfshirë në negociata Arthur.

    Boshnjaku humbi vendin e titullit në sfidat e fundit dhe nuk është çudi që të nisë një tjetër aventurë pasi Sarri preferon Bentacur përpara tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!