×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Interit infekohet me Koronavirus

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 17:17

    Achraf Hakimi është infektuar me Koronavirus


    Është vetë klubi italian që ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare për infektimin e Hakimit, i cili iu bashkua Nerazzurëve në afatin e fundit kalimtar, shkruan Reporteri.net

    “FC Internazionale Milano njofton se Achraf Hakimi rezultoi pozitiv për Covid-19 pas testeve të fundit të Uefa (parashikuar nga protokolli i ndeshjes) para ndeshjes me Borussia Monchengladbach. Anësori i Nerazzurrëve është asimptomatik dhe tani do të ndjekë procedurat e përcaktuara sipas protokollit shëndetësor,” ka njoftuar klubi i Interit.

    Tani ai pritet të qëndrojë në karantinë për të paktën 2 javë duke humbur disa ndeshje të rëndësishme me Interin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!