×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Kombëtares së Kosovës: Dëgjoj këngën ‘Kuq e Zi’ para çdo ndeshje

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 13:59

    Ashtu si pjesa më e madhe e futbollistëve, edhe Mërgim Vojvoda tani po kalon më shumë kohë në rrjete sociale, ku së fundi u bë pjesë e një sfide, ku veç të tjerave, nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka zbuluar klubin, lojtarin e preferuar, si dhe këngën që e dëgjon gjithmonë para ndeshjeve.


    Vojvoda tregoi se klubi i tij i preferuar është Çelsi, ndërsa futbollist të preferuar e ka Ronaldinhon.

    93509241_2439806816329430_9215310082592473088_n-338x600

    Numri i preferuar i kosovarit të Standard Liege është 27, ndërkohë që kënga që dëgjon para ndeshjeve është ajo Unikkatilit që titullohet “Kuq e Zi.

    Ndryshe, Vojvoda është pjesë e Kombëtares së Kosovës ku gjithnjë bën pjesë në formacionin startues të Bernard Challandes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!