×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Kombëtares së Kosovës vazhdon kontratën me klubin e tij

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 18:10

    Atdhe Nuhiu ka vazhduar kontratën me Sheffield Wednesday


    Atdhe Nuhiu kishte kontratë valide deri më 30 qershor të këtij viti, por shkaku i pandemisë edicioni në futboll do të përfundojë në korrik dhe kështu ai ka vazhduar kontratën deri në fund të sezonit, shkruan Reporteri.net

    30 vjeçari është pjesë e Sheffield Wednesday që nga viti 2013, por akoma nuk është bërë e ditur nëse sulmuesi i Kosovës do të jetë pjesë e këtij klubi edhe për sezonin e ri.

    Ndryshe, Nuhiu me fanellën e Sheffield Wednesday ka zhvilluar 269 paraqijt duke shënuar 47 gola. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!