Një yll i Premierligës dëshiron ta bëjë publike se është homoseksual – por klubi i tij është i shqetësuar për reagimet nga tifozët.
Futbollistit i është thënë të mos e bëj publik vendimin pa marrë pëlqimin e klubit.
Ai është duke vazhduar bisedimet me trajnerët, një burim për “Sun Sport” tregon: “Është vendim i madh për të vendosur që futbollisti ta bëjë publike se është homoseksual”.
“Por, pasi i tregoi klubit të tij, zyrtarët janë shprehur tejet të rezervuar”, vlerësoi burimi në fjalë.
Tutje, raportohet se klubi në fjalë i ka dalë në mbrojtje futbollistit emri i të cilit ende nuk dihet, por që ka shqetësime për reagimin e tifozëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.