×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Skocisë infektohet me COVID-19 në prag të ndeshjes jetike me Kroacinë

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 12:17

    Skocia e ka marrë një goditje të rëndë para ndeshjes jetësore me Kroacinë në Euro 2020, pasi mesfushori i saj Billy Gilmour do të mungojë si pasojë e infektimit me COVID-19 të martën.


    Ylli i Chelseat bëri paraqitje të mrekullueshme në barazimin e Skocisë pa gola me Anglinë të premten në Wembley, i cili ia siguroi pikën e parë në Euro 2020 skuadrës së Steve Clarke.

    Ky barazim nënkupton se Skocia duhet të fitojë patjetër kundër Kroacisë të martën mbrëma, për të kaluar në rrethin e 16 më të mirëve, por këtë do t’i duhet ta bëjë pa llogaritur në shërbimet Gimlour, i cili u infektua me virus.

    Në një komunikatë, Federata e Futbollit e Skocisë konfirmoi se adoleshenti do të mungojë kundër Kroacisë sepse është i detyruar të vetizolohet për 10 ditë.

    “Konfirmojmë se Billy Gilmour ka dalë pozitiv për COVID-19”, thuhet në një komunikatë të federatës skoceze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!