Autor: Lirim Gashi
Arlind Ademi është transferuar nga klubi gjerman SV Waldhof Mannheim ll te ai austriak FC Kufstein
20 vjeçari me prejardhje nga Lipjani ka vendosur që t’i bashkohet klubit austriak FC Kufstein që bën gara në Ligën e Tretë të Austrisë, shkruan Reporteri.net
Arlindi që është pjesë edhe e Kombëtares U-19 ku ka zhvilluar disa paraqitje me ‘Dardanët’ është transferuar te ky klub me ndihmën e Muhadin Halimit, i cili është babai i futbollistit të Kosovës, Besar Halimit, dhe menaxherit Kai Utermann.
Njëra nga arsyet e transferimit te ky klub është se trajner i FC Kufstein është Wolfgang Schellenberg, i cili ka zbuluar yje të mëdha në Bundesligë si vëllezërit Lars dhe Sven Bender, Julian Weigl, Kevin Volland si dhe Besar Halimin.
Babai i Besarit është edhe një mik shumë i mirë me trajneri e FC Kufstein, Wolfgang Schellenberg.
Ademi është shumë entuziast për këtë transferim dhe synon që brenda një kohe të shkurtër të arrijë te ndonjë klub më i madh.
“Jam i lumtur me këtë transferim. Synimet e mia janë që ta ndihmoj klubin të ngjitet në Ligën e Dytë. Unë shpresoj se do ta tregoj veten këtu dhe pse jo të vazhdoj më pas te ndonjë klub më i madh,” ka thënë Ademi në një prononcim ekskluziv për Reporterin.
20 vjeçari që luan në pozitën e qendërmbrojtësit ka idol Sergio Ramosin, të cilin e ka si shembull në futboll.
“Sergio Ramos është mbrojtësi im i preferuar. Më pëlqen shumë agresivetit i tij dhe mundohem që ta kopjoj stilin e tij të lojës.
Tutje, Ademi tregoi se transferimin te ky klub u mundësua nga Kai Utterman si dhe babai i Besar Halimit, Muhadini.
“Transferimin tim te ky klub e ka mundësuar Muhadin Halimi që është babai i Besarit si dhe menaxheri Kai Utermann.
Ndryshe, Ademi ëndërron që në të ardhmen të luajë edhe me Kombëtaren A të Kosovës.
“Do të ishte një ëndërr për mua dhe do të punoj fortë që një ditë të arrij të luaj edhe për Kombëtaren A të Kosovës,”përfundoi Ademi. /Reporteri.net/