Mirlind Daku ka ndryshuar stilin e flokëve
Sulmuesi i Kosovës U-21 dhe kampionit vjeshtor të Superligës së Kosovës, Ballkanit, në këtë periudhë karantine ka vendosur që të bëjë ndryshim te flokët, shkruan Reporteri.net
Daku është shndërruar në biond, derisa së fundi ka postuar një fotografi në Facebook ku ka lënë një mbishkrim interesant.
“Nexhat Daci style,” ka shkruar sulmuesi i Ballkanit.
Ai ka marrë shumë pëlqime në këtë fotografi si dhe një koment interesant, ku njëri i ka shkruajtur: “Akademik Daku”.
Ndryshe, Daku iu bashkua Ballkanit në formë huazimi në afatin kalimtar të janarit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.