Valdrin Mustafa e ka shënuar golin e karrierës, derisa e ka mposhtur sëmundjen e ‘Koronavirusit’.
Ai ka rezultuar negativ në testet e fundit mjekësore dhe tashmë ka filluar edhe të stërvitet në kushte shtëpiake.
Këtë e ka konfirmuar vetë Mustafa në një prononcim për Gazetën “Sheshi”.
“Jam duke e marrë vetën dalëngadalë. Pas testimit të fundit që doli negativ kam kontaktuar me trajnerët dhe ata më kanë dhënë një plan për të filluar stërvitjet“, ka deklaruar fillimisht Mustafa.
Ai ka publikuar edhe një video gjatë ditë, teksa tregon se si ka filluar edhe të stërvitet.
“Po, sot kam filluar me disa stërvitje të lehta, gjithnjë në kushte shtëpie“, deklaroi Mustafa për Gazetën “Sheshi”.
Reprezentuesi i Kosovës U21 aktualisht është pjesë e skuadrës Hanover, derisa në të kaluarën ishte pjesë e klubit “1.FC K’lautern” duke i kaluar të gjithë gjeneratat dhe më pas për të kaluar në ekipin e parë.
Ai këtë edicion për ekipin e dytë të Hanoverit ka realizuar gjashtë gola në 18 paraqitje, si dhe gjithashtu ka asituar dy herë për bashkëlojtarët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.