Golden Eagle Ylli ka mundur Bashhkimin 74: 60 (21:10, 19:14, 18:11, 16:25), për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.
Ylli e nisi ndeshjen për mrekulli, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, derisa çerekun e parë e fiton 21:10. Lojë paksa më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, por megjithatë, therandasit ngritën edhe më shumë epërsinë, duke përfunduar pjesën e parë me shifrat 40:24.
Skuadra nga Theranda nuk u ndal as në periodën e tretë, ku arriti epërsi deri në 23 pikë, aq sa përfundoi perioda e tretë 58:35. 10 minutat e fundit ishin formal dhe Ylli triumfon 74:60.
Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Rahovecin, në përballjen që zhvillohet të premten.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.