Të gjithë të bashkuar mund të bëjmë që të dalim nga kjo situatë. Kjo është motoja sot në mbarë botën, e ndihmat nuk kanë munguar.
Futbollistë të mëdhenj kanë vendosur të dhurojnë një pjesë të pasurisë të tyre. I rradhës është portieri De Gea, që ka menduar t’i japë Komunitetit të Madridit një shifër rreth 300,000 euro. Ky komunitet merret me furnizimin me ilaçe nëpër spitale dhe ndihma të veçanta drejtuar familjeve në nevojë.
Ky gjest është vlerësuar maksimalisht, me portierin e Manchester United që ka treguar se ka zemër të madhe.
De Gea nuk është “djalli” i vetëm që ka bërë një gjë të tillë, pasi edhe legjenda Gary Neville po bën një punë të madhe prej ditësh. Kujtojmë që ai ka vënë në dispozicion hotelet e tij që do shndërrohen në vendbanime për të prekurit nga virusi.
Man Utd keeper David de Gea makes €300k donation to fight coronavirus in Madridhttps://t.co/Fx2P4hvMBi pic.twitter.com/nBK2pHCmPA
— Mirror Football (@MirrorFootball) March 27, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.