Ylli ka kaluar në gjysmëfinale të “Play-off”i-it në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi në ndeshjen e tretë çerekfinale mundi Bashkimin 97:79 (32:21, 28:17, 27:24, 10:17).
Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Rahovecin, derisa skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finale e madhe.
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante në çerekun e parë, që përfundoi 32:21. Dallimi i madh u bë në periodën e dytë, ku therandasit ishin shumë më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 28:17, për të shkuar në pushim me shifrat 60:38.
Epërsinë e madhe të krijuar në pjesën e parë e ruajtën edhe në pjesën e dytë, për të triumfuar në fund me rezultat 97:79.
Te Ylli u dalluan Elyjah Clark me 36 pikë, Lg Gill me 16 dhe Erjon Kastrati me 15, kurse te Bashkimi më të mirët ishin Obinne Oleka me 24 pikë e 13 kërcime, Milos Latkoviq me 19 pikë e shtatë kërcime dhe Christian Lutete me 15 pikë e gjashtë kërcime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.