×
  • Sport
  • Sport

    Ylli “prek” finalen, mposht thellë Rahovecin

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 18:29

    Klubi i basketbollit Ylli ka arritur të triumfojë në gjysmëfinalen e Final 8 ndaj Rahovecit duke e mposhtur me rezultat 66:87.


    Ekipi suharekas tregoi forcën e tyre qysh në çerekun e parë, duke e mbajtur epërsinë e lartë edhe në çerekët e tjerë, shkruan Reporteri.net.

    Çereku i parë u mbyll 12:21 për Yllin, kurse në fund të pjesës së parë rezultati ishte 33:39.

    Kur të gjithë menduan se Rahoveci do të vazhdonte me formë më të mirë në dy çerekët vijues, ndodhi krejt e kundërta.
    Ylli e rriti epërsinë në çerekun e tretë duke e mbyllur atë me epërsi prej 18 pikëve, 40:58.

    Çereku i fundi ishte vetëm sa për sy e faqe. Rahoveci u duk i dorëzuar, kurse Ylli e rriti edhe më tej epërsinë. Në fund, Ylli 87, Rahoveci 66.

    Në finalen që luhet të dielën, Ylli e pret fituesin e duelit Ponte Prizreni – Prishtina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!