×
  • Sport
  • Sport

    Ylli shqiptar refuzon përgjysmimin e rrogës, përjashtohet menjëherë nga klubi

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 9:18

    Pajtim Kasami është larguar nga Sioni 


    Skuadra zvicerane, Sion ka ndërprerë bashkëpunimin me nëntë lojtarë, përfshirë Pajtim Kasamin për shkak se këta refuzuan të marrin pagën e përgjysmuar, shkruan Reporteri.net

    Klubi e mori këtë vendim për zvoglimin e pagave pasi koronavirusi është duke shkaktuar probleme ekonomike në çdo skuadër botërore.

    Te Sioni luan edhe Ermir Lenjani, por emri tij nuk është përmendur në mesin e këtyre 9 futbollistëve.

    Ndryshe, Kasami që është me origjinë nga Gostivari te Sioni është transferuar në vitin 2017 dhe deri tani ka realizuar 81 paraqitje ku ka shënuar 22 gola.

    Për Kasamin tani ka shfaqur interesim klubi kroat, Osijek. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!