×
  • Sport
  • Sport

    Zbardhet lista e Dardanëve për ndeshjet shkurtit

    Reporteri
    05 Shkurt 2024 | 18:56

    Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar të hënën pasdite ka zbardhur listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet që Dardanët do t’i zhvillojnë në shkurt.

    Në këtë listë do të grumbullohen 17 basketbollistë, listë që më pas do të shkurtohet në 12. Grumbullimi i parë do të jetë më 18 shkurt (e diel).

    Për herë të parë me Dardanët janë grumbulluar dy basketbollistët e talentuar, Jon Ismajli dhe Norik Binqe. Ismajli luan në Republikën e Çekisë, te skuadra GBA LIONS, kurse Binqe në Kroaci te skuadra Dubrava. Po ashtu për herë të parë do të grumbullohet Jan Palokaj, i cili luan te Golden Eagle Ylli.

    Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

    Sfidën e parë Dardanët e kanë më 22 shkurt ndaj Irlandës në Prishtinë, derisa sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim.

    Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

    Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.

    Lista e gjerë e Kosovës

    Dardan Berisha – Sigal Prishtina

    Drilon Hajrizi – Trepça

    Dominic Artis – Cagdas Bodrumspor

    Erjon Kastrati – Trepça

    Lis Shoshi – Peja

    Gëzim Morina – Golden Eagle Ylli

    Mikaile Tmusic – Trepça

    Dardan Kapiti – Trepça

    Arian Çallakaj –Peja

    Jan Palokaj – Golden Eagle Ylli

    Muhamedali Janjeva – Sigal Prishtina

    Ardit Pepaj –Vëllaznimi

    Musab Mala –Peja

    Meriton Ismaili – Peja

    Shendrit Llapi –Vëllaznimi

    Jon Ismajli – GBA

    Norik Binqe – Dubrava

    Trajner: Rami Hadar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!