×
  • Sport
  • Sport

    Zbatohen rregullat e reja në Angli, Guardiola ia bën “sefte”, ndëshkohet me kartonë të verdhë

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 18:13

    Pep Guardiola është ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen finale të Superkupës së Anglisë ndaj Liverpoolit.


    Gjyqtarët në Angli kanë filluar t’i zbatojnë rregullat e reja të vendosura nga FIFA para nisjes së sezonit të ri.

    Njëra nga rregullat e reja është zbatuar sot (e diel) në finalen e Superkupës së Anglisë në mes të Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

    Bëhet fjalë për ndëshkimin e trajnerëve dhe lojtarëve të bankës rezervë me kartonë të verdhë ose të kuq.

    Guardiola është ndëshkuar me kartonë të verdhë nga gjyqtari Martin Atkinson, duke u bërë trajneri i parë që ndëshkohet me rregulla të reja.

    Ndëshkimi i spanjollit erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!