×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Zbulohen bisedimet e Messit me Chelsean

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 9:24

    Argjentinasi Lionel Messi thuhet se dikur konsideroi një lëvizje në Stamford Bridge te klubi londinez, Chelsea.


    Emri i Messit gjatë gjithë karrierës ka qenë i lidhur me klubet e mëdha evropiane dhe sidomos ato që paguajnë shifra të majme.

    Njëri nga këto klube padyshim se është Chelsea i miliarderit rus Roman Abramovich, i cili shpenzon shifra marramendëse nga viti 2004.

    Gazetari italian Gianluca Di Mario ka zbuluar në librin e tij se Chelsea ishte afër nënshkrimit të Messi nga Barcelona në vitin 2014.

    Bazuar në fragmente nga libri, Messi u tundua të largohej nga Barça pas akuzave për evazion fiskal dhe madje kishte një telefonatë konstruktive në FaceTime me menaxherin e atëhershëm të Bluve, Jose Mourinho.

    Chelsea ishte i gatshëm të aktivizonte klauzolën e lirimit të Argjentinasit prej 250 milionë eurosh dhe t’i paguante atij një pagë neto prej 50 milionë funtesh.

    Por, Messi në fund të fundit u ftoh pas një telefonate nga babai i tij, i cili ishte kundër lëvizjes së tij te klubi londinez dhe argjentinasi mbeti në Camp Nou.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!