×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen datat e rikthimit të Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës

    Reporteri
    20 Prill 2020 | 15:21

    UEFA do të bisedojë të martën me 55 Federata dhe do të vendosë edhe zyrtarisht për datat e këtyre dy kompeticioneve. Por, mediat e huaja ndërkohë i kanë nxjerrë opsionet e mundshme të datave.


    UEFA do të diskutojë të martën me drejtuesit e 55 Federatave anëtare të saj për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, shkruan Gazeta Express.

    Sipas mediave të huaja, shtëpia e futbollit evropian po planifikon t’i rikthejë këto dy kompeticione në muajin gusht.

    Championsi dhe Europa League janë ndalur më shumë se një muaj më parë shkaku i pandemisë koronavirus.

    UEFA po e konsideron opsionin ku Championsi do të rikthehej më 7 e 8 gusht.

    Natyrisht, ky institucion shpreson që deri në atë kohë ligat vendore ta kenë mbyllur sezonin.

    Java e parë e gushtit do ta kompletonte të tetën e finales.

    Në javën e dytë do të fillonte çerekfinalja.

    Formati do të mbetet i njëjti me vajtje-ardhje deri në finale.

    Çerekfinalja do të luhej më 11 e 12 dhe 14 e 15 gusht.

    Kurse, gjysmëfinalja më 18 e 19 dhe 21 e 22 gusht.

    Ndërkaq, finalja do të zhvillohen në Stamboll më 29 gusht.

    Si rezultat i kësaj, sezoni 2020/2021 i Ligës së Kampionëve do të fillonte në tetor të këtij viti.

    Plani i njëjtë është edhe për Ligën e Evropës, pra ndeshjet vajtje-ardhje të luhen çdo tri ditë.

    E teta e finales të kompletohet më 2 e 3 gusht dhe finalja të zhvillohet më 27 gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!