×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen fjalët e fundit të trajnerit, i përgjërohet boksierit që vdiq që të tërhiqet nga ndeshja

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 11:54

    Ka vdekur në moshën 28 vjeçare boksieri i njohur rus Maxim Dadashev, pasi pësoi disa lëndime të rënda në humbjen ndaj Subriel Matias të premten e fundit.


    Bokseri që garonte në kategorinë super të lehtë, kishe hyrë në spital për ta bërë një operacion në tru dhe ishte vendosur në koma, por nuk ia doli dhe ka vdekur pas 4 ditëve, shkruan Reporteri.net.

    Këto janë momentet e fundit të boksierit Maxim Dadashev, kur ai u godit nga rivali i tij Subriel Matias në Maryland përpara se të rrëzohej dhe të pësonte një lëndim të rëndë në tru.

    Rusi 28-vjeçar ishte goditur vazhdimisht në kokë në raundin e 11-të para se trajneri Buddy McGirt ta tërhiqte anash.

    “Do ta ndalojë atë … jeni duke marrë shumë goditje’, dëgjohet duke i thënë trajneri boksierit rus i cili e tund kokë. “Të lutem, Max, ma lejo ta bëj këtë”, shtoi McGirt përpara se të shpërfillte dëshirat e boksierit dhe t’u thoshte gjyqtarëve se kishte marrë fund.

    Trajneri pastaj dha një intervistë të parë me besimin se ai kishte shpëtuar jetën e boksierit të ri, para se Dadashev të rrëzohej në tokë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!