Largimi i papritur i Diego Costas nga Atletico Madrid, i cili prishi kontratën 6 muaj para fundit të saj, ka krijuar shumë bujë në mediat spanjolle.
Një ngjarje që surprizoi tifozët e ekipit që kryeson kampionatin spanjoll të futbollit.Diego Costa theksoi se po e bën këtë veprim për shkaqe familjare, por e vërteta është ndryshe dhe prapaskenat kanë dalë në dritë.
Ato i ka zbuluar De La Morena, gazetari i “El Transistor”. Ky i fundit deklaron se sulmuesi i njohur ka pasur një sherr me Nelson Vives, ndihmësin e Diego Simeones.
Situata është tensionuar, ofendimet nuk kanë munguar dhe palët kanë qenë shumë afër përdorimit të duarve ndaj njëri-tjetrit.Një gjë e tillë ka sjellë fundin e aventurës së lojtarit me Atletico Madrid, që ka piketuar Arkadiusz Milik si pasuesin e tij.
Akordi me bomberin polak është arritur, ndërsa tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me klubin e Napolit që synon të arkëtojë 18 milionë euro nga shitja e Milik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.