Granit Xhaka i ka thënë trajnerit të Arsenal, Unai Emery se nuk mund të luajë kundër Leicester City.
Xhaka ishte figura kryesore në mediet britanike gjatë javës së kaluar, pasi pati disa telashe me tifozët, telashe që e përcollën edhe në fushën e blertë.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka humbur edhe shiritin e kapitenit tek ‘Gunners’, dhe së fundmi nuk ka pranuar të luajë kundër Leicester.
“Kam biseduar me të të martën për atë se si ndihet ai tani dhe si po i ecin punët, pasi ai po stërvitet mirë, por më ka thënë se nuk mund të luaj. Ne do të presim” ka thënë Emery për Granitin.
Xhaka nuk ka luajtur me Arsenal që nga incidenti që ndodhi në ‘Emirates’ kur ai ka fyer tifozët gjatë zëvendësimit të tij.
Thuhet se lojtari do të largohet nga Londra gjatë merkatos së janarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.