Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, me Champions Leaguen e tij të pestë dhe me shumë mundësi për të fituar Topin e Artë të shumëpritur dhe tani po shijon një pushim më se të merituar.
Sulmuesi francez, si shumë të tjerë, i është drejtuar plazhit për këtë periudhë vere, dhe këtë e ka bërë në jahtin e tij, ku vetë ka postuar disa imazhe dhe video për të treguar se jo vetëm shkëlqen në fushë, por edhe jashtë saj. Një udhëtim veror në të cilin ai nuk ka qenë vetëm, por e ka shijuar me një të dashur të re që duket se i ka rrëmbyer zemrën.
As futbollisti dhe as rrethi i tij i ngushtë nuk kanë folur për këtë marrëdhënie, por AS zbuloi vajzën që shoqëron francezin.
Ata nuk kanë pozuar ende bashkë, por ka imazhe në të cilat shihen bashkë në varkën e tyre.
Vajza që po e shoqëron Benzeman është Jordan Ozuna, një modele amerikane 32-vjeçare e lindur në Maryland më 1 janar 1990.
Ajo ka zhvilluar një karrierë në botën e modelingut që në moshë shumë të re, duke u shfaqur në evente të ndryshme.
Sot ajo vazhdon të jetë modele, duke punuar me agjenci si State Management, Caroline Gleason Management, Tricia Brink Management dhe The Salt Agency.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.