×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet gjithçka: Messi u prishë me Bartomeun pasi Barcelona transferoi këtë futbollist

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 17:13

    Marrëdhënia e Leo Messit me Josep Maria Bartomeun u rrënua, kur ky i fundit e kishte gënjyer yllin argjentinas


    Verën e kaluar Messi insistonte në rikthimin e Neymarit te Barcelona, derisa klubi nuk e bëri këtë gjë dhe transferoi Antoine Griezmann, shkruan Reporteri.net

    Ky veprim i Bartomeut e kishte nervozuar ‘Pleshtin’, i cili tashmë ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Barcelona.

    Sipas Cadena Ser, argjentinasi ishte shumë i zhgënjyer me një lëvizje të Bartoemut një vit më parë.

    Madje, gjatë gjithë sezonit të fundit flitej se Messi e Griezmann nuk kishin raporte të mira dhe kjo ndonjëherë vërehej edhe në fushë. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!