×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet kalendari i ndeshjeve të Grupit C të Champions League 2021/22, luhen në Shqipëri

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 16:51

    Pak javë më parë UEFA vendosi t’i besojë Shqipërisë pritjen dhe organizimin e disa nga ndeshjeve të turit paraeliminator të Futsal Champions League 2021/2022.


    Gjithçka u bë publike pas shortit që UEFA organizoi për fazën para-eliminatore të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë në futbollin e sallës, duke ndarë 32 skuadra në 8 grupe me nga 4 skuadra.

    Nga Shqipëria në këtë turne merr pjesë KF Tirana, si kampionia e fundit e shpallur në mënyrë sportive.

    Klubi kryeqytetas është shortuar në Grupin C së bashku me Haladás VSE (HUN), FC Differdange 03 (LUX) dhe Utleira Idrettslag (NOR).

    Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri.

    Tashmë është përcaktuar edhe kalendari i sfidave për këtë grup. Më datë 21 gusht 2021, ora 17:00, do të luhet edhe sfida e parë mes Haladas (HUN) – Utleira (NOR). Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në sallën e lojërave me dorë të Parkut Olimpik të Tiranës. Po atë ditë, ora 20:30, do të nisë sfida tjetër Differdange (LUX) – Tirana (ALB).

    Më datë 22 gusht 2021 ndeshja e orës 17:00 është Differdange (LUX) – Haladas (HUN), ndërsa në orën 20:30 luhet Tirana (ALB) – Utleira (NOR).

    Dy sfidat e fundit të Grupit C luhen më 24 gusht 2021. E para që nis në orë 17:00 është Utleira (NOR) – Differdange (LUX), kurse në 20:30 starton sfida Tirana (ALB) – Haladas (HUN). Nëse Tirana arrin të kalojë turin do të njihet me rivalët në fazën tjetër të kompeticionit në shortin që hidhet nga UEFA më 30 gusht.

    Edhe një herë, UEFA vazhdon t’i besojë FSHF-së organizimin dhe pritjen e sfidave të një niveli të lartë ndërkombëtar, teksa Federata ka dëshmuar se është një partner serioz, i besueshëm dhe ka realizuar gjithmonë me shumë sukses organizime të tilla.

    Futsal Champions League

    Kalendari i ndeshjeve të Grupit C

    21 gusht 2021

    Haladas (HUN) – Utleira (NOR) ora 17:00
    “Tirana Olimpik Park” – Tirana

    Differdange (LUX) – Tirana (ALB) ora 20:30
    “Tirana Olimpik Park” – Tirana

    22 gusht 2021

    Differdange (LUX) – Haladas (HUN) ora 17:00
    “Tirana Olimpik Park” – Tirana

    Tirana (ALB) – Utleira (NOR) ora 20:30
    “Tirana Olimpik Park” – Tirana

    24 gusht 2021

    Utleira (NOR) – Differdange (LUX) ora 17:00
    “Tirana Olimpik Park” – Tirana

    Tirana (ALB) – Haladas (HUN) ora 20:30
    “Tirana Olimpik Park” – Tirana

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!