×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Zbulohet “misteri”: Del videoja që tregon se Joshua nuk ishte “OK” para meçit me Ruizin

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 22:07

    Pak ditë pasi Andy Ruiz Jr e tronditi botën e boksit duke e rrahur Anthony Joshuan në meçin për tre titujt e botës në kategorinë e rëndë, IBF, WBO dhe WBA, kanë nisur teoritë konspirative.

    Boksieri amerikan i lindur në Meksikë, Ruiz shkaktoi njërën prej tronditjeve më të mëdha në histori të kategorisë së rëndë të boksit kur ia mori Joshuas titujt IBF, WBO dhe WBA në meçin e së shtunës në Nju Jork.

    Ruiz u bë meksikani i parë kampion i botës pasi e rrahu Joshuan duke e rrëzuar katër herë para se gjyqtari ta ndërpriste meçin në rundin e shtatë.

    Joshua nuk u duk asnjëherë në rregull gjatë meçit, siç dëshmojnë edhe pamjet para dhe gjatë tij, transmeton Gazeta Express.

    Veprimet e britanikut ishin të çuditshme, mezi lëvizte dhe madje u duk paksa i trullosur ende pa rënë kambana e fillimit të meçit.

    Në një video të publikuar së fundmi, Joshua nuk duket i 100% i gatshëm në qoshen e tij para meçit. Njëri prej anëtarëve të ekipit të tij shihet duke ia mbajtur kokën me dorë tërë kohën.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!