×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet oferta që Atletico ia refuzoi Bayernit për Felixin

    Reporteri
    29 Tetor 2022 | 23:46

    Atletico Madrid raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh për Joao Felixin gjatë afatit kalimtar të verës.

    Sulmuesi portugez vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga “Wanda Metropolitano”, edhe pse trajneri Diego Simeone këmbëngul se ai është futbollist kyç në skuadrën e tij.

    Sipas “Marca”, Bayern Munichi shfaqi interesim serioz për Felixin në afatin kalimtar të verës.

    Madje, kampionët gjermanë thuhet se dërguan një ofertë prej 100 milionë eurosh për ish-sulmuesin e Benficas, por që nuk u pranua nga klubi spanjoll.

    Ndryshe, 22-vjeçari me Atletico Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!