Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e Kylian Mbappes si lojtar i lirë.
BBC raporton se ai ka nënshkruar kontratë me Realin deri në vitin 2029.
Ai do të fitojë 15 milionë euro për sezon, plus 150 milionë euro bonus për nënshkrim me Realin. Kjo shifër do të paguhet brenda pesë vjetësh. Mbappe gjithashtu do të ketë një përqindje për të drejtat e imazhit.
Mbappe për PSG-në ka realizuar 256 gola. Në gjashtë vitet e fundit ishte golashënuesi më i mirë në ligën franceze.
Ai ka fituar shtatë herë ligën, një me Monacon dhe gjashtë me PSG-në.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.