×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet se kur do të rikthehet Ronaldo në stërvitje me Juventusin

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 13:07

    Juventusi vijon përgatitjet individuale në qendrën stërvitore në Torino.


    Që nga dita e hënë do rifillillojnë stërvitjet në grup duke parë vendimin e djeshmë nga Qeveria italiane që dha dritën jeshile për klubet e futbollit.

    Pas rikthimit në Itali, ditën e martë në fushë me skuadrën do të rikthehet edhe Cristiano Ronaldo.

    Portugezi mbërriti në datën 4 maj në Torino dhe po qendron në karantinë të detyruar për 14 ditë e të martën përfundojnë ditët e tij të izolimit.

    Pas tij do të jetë radha e De Ligt e Szczensny e më pas Khederi, Matuidi, Alex Sandro, Douglas Costa, Danilo dhe të fundit Higuain dhe Rabiot që janë kthyer me vonesë nga vendet e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!