×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet se sa do të mungojë Rrahmani pas lëndimi9t që pësoi në ndeshjen kundër Moldavisë

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 11:18

    Viti 2020 nuk ishte aspak me fat për Kosovën. “Dardanët” u përballën me shumë mungesa për shkak të lëndimeve dhe situatës me COVID-19 gjatë gjithë vitit.


    Natyrisht, kjo i kishte edhe pasojat e veta pasi skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes regjistroi rezultate negative derisa e humbi edhe mundësinë e kualifikimit në “Euro 2020”.

    Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e fundit për këtë vit të mërkurën (18 nëntor) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Moldavisë.

    Kjo ishte ndeshja e fundit e “Dardanëve” në grupin C3 të Ligës së Kombeve, derisa Kosova e fitoi me rezultat minimal, 1:0.

    Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani pësoi një lëndim në fillim të kësaj ndeshje, me ç’rast u detyrua të largohet nga fusha e lojës, ani pse në fillim tentoi ta vazhdonte ndeshjen.

    Ndihmëstrajnerin i Kosovës, Muharrem Sahiti në një intervistë për “Zërin” ka folur në lidhje me shkallën e lëndimit të Rrahmanit.

    Sahiti i cili e drejtoi Kosovën në ndeshjet e nëntorit shkaku i mungesës së Bernard Challandes, tha se lëndimi i Rrahmanit është mjaft specifik.

    “Amir Rrahmani pritet të mungojë deri në tri javë pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Moldavisë”, ka deklaruar Muharrem Sahiti.

    “Lëndimi i tij është specifik. Ai tentoi ta vazhdonte lojën, por ishte e pamundur”, tha Sahiti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!