Në afatin kalimtarë të verës kur Reali pritet të jetë më aktive sesa sezonet e kaluara, Los Blancos do të shikojnë të fitojnë rreth 200 milionë euro nga shitjet e lojtarëve derisa do të investojnë 300 milionë euro në blerjen e lojtarëve të rinj.
Madrid janë të gatshëm të zbatojnë rregullat e Fair Play financiar të UEFA-s, të cilat lejojnë klubet të bëjnë 100 milionë euro më shumë blerje në krahasim me sa kanë fituar në një sezon, shkruan Reporteri.net
Real Madridi veqse ka nënshkruar me Eder Militao nga Porto dhe Rodrygo dhe tani do të tentojnë për Luka Jovic dhe Ferland Mendy.
Lojtarët si Gareth Bale, Dani Ceballos, Keylor Navas dhe Marcos Llorente pritet të largohen nga klubi, derisa edhe të të tjerët mund të jenë në vijë që të shiten.
Në Madrid duan t’i shmangen problemeve të ngjajshme sikur Manchester City që tani rrezikojnë të përjashtohen nga Liga e Kampionëve dhe Parisi të cilët janë nën hetim nga UEFA.
Ardhja e një superylli si Neymar nuk mund të hidhet poshtë asnjëherë, por klubi do të sigurohet që të ketë fonde të mjaftueshme përpara se të procedojnë me një emër të madh transferimi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.