Nëse futbolli ka ngritur më tepër zërin për problemet e shkaktuara nga kriza e pandemisë “Covid 19”, posaqërisht atë ekonomike, të njëjtën e ndien edhe bota e “oktaneve”.
Në garat me makina garon i vetmi shqiptar në kategoritë Formula, pikërisht në Formula 3. Lirim Zendeli në një interviste për “A2”, tregoi ëndrrën e tij të madhe: garimin në Formula 1.
“Kam nënshkruar një kontratë me një ekip të mirë këtë vit, besoj se kam mundësinë që të fitoj gara. Objektivi im është që të fitoj kampionatin e Formula 3 dhe shpresoj që pas 2-3 vitesh të bëhem i pari shqiptar në Formula 1,” tha Zendeli.
Kur u pyet nëse do të mund të shikohet ndonjëherë flamuri shqiptar në një podium të Formula 1, Zendeli reagoi menjëherë.
“Shpresoj që kur të arijë në Formula 1, të mund të bëj shqiponjën në podium”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.