×
  • Sport
  • Sport

    “Zgjohesha herët për të parë CR7, Balotelli është i çmendur për mirë”

    Reporteri
    22 Korrik 2020 | 22:40

    Sulmuesi i Sevillas, Lucas Ocampos, ka dhënë një intervistë sot, ku ka folur për Cristiano Ronaldon dhe Mario Balotellin, duke thënë: “CR7? Kam qenë një fans i madh i tij që në fëmijëri.


    Në 2009-ën, ku Manchester United i Cristianos ishte në modë, ishte edhe Carlos Tevez.

    Mbaj mend se në atë periudhë zgjohesha herët në Argjentinë për të parë ndeshjet. E vërteta është se është një lojtar që më ka pëlqyer gjithmonë dhe që e kam admiruar”.

    Balotelli? Është një fenomen. Njerëzit mendojnë se është i çmendur, por është një i çmendur për mirë. Është një lojtar që argëton shumë shokët e skuadrës dhe shumë i rëndësishëm në në dhomat e zhveshjes”, u shpreh Ocampos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!