×
  • Sport
  • Sport

    Zhduket Florijana Ismaili, futbollistja shqiptare që luan për Zvicrën

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 12:35

    Të shtunën është njoftuar për një turiste zvicerane të zhdukur në Liqenin e Como-s. Siç bën të ditur agjencia Italiane Lajmeve, Ansa, bëhet fjalë për Florijana Ismailin, lojtare e Kombëtares Zvicerane të futbollit dhe e klubit Young Boys të Bernës.


    E reja 24 vjeçe kishte vendosur që me një mik të saj të kalonte një ditë në liqenin e përmendur. Rreth orës 16.30 u ndez alarmi. Florijana ishte zhytur në ujë prej nga nuk ka dalë më. Menjëherë janë angazhuar zhytësit, por aksioni është ndërprerë në mbrëmje ndërsa ka rifillkuar sot në mëngjes.

    Policia e Como-s nuk e ka vërtetuar dhe as përgënjeshtruar lajmin, ndërsa përgjegjësit e Kombëtares së Zvicrës dhe të YB kanë qenë të paarritshëm, ka shkruar 20minuten.ch.

    Florijana për herë të parë për Nati-n zviceran ka luajtur në vitin 2014. Me trajnerin Woss Tecklenburg ajo ka luajtur 30 ndeshje. Ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të vitit 2015, ndërsa në kualifikimet për Botüërorin 2019, Nati kishte dështuar.

    Vetëm para dy javësh Florijana ka luajtur ndeshjen e fundit për Nati-n. Ajo luante që nga viti 2011 për Young Boys.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!