Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të ndjekur në botë.
Anësori i djathtë i Lille, i cili asistoi Jonathan David në barazimin 1-1 kundër Juventusit të martën, foli për gianlucadimarzio.com.
Zhegrova tha se i pëlqen futbolli italian, teksa e përmendi ekipin e Milanit.
“Më pëlqen futbolli italian, i ndjek gjithmonë skuadrat tuaja të mëdha si Milani dhe i shikoj edhe ndeshjet e Juves. Pastaj në Kosovë ka shumë tifozë të Milanit, Interit dhe Juves. Unë në Serie A një ditë? Pse jo? Më pëlqen shumë Milani”, tha Zhegrova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.