×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova në formacionin e javës në Zvicër

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 17:05

    Ylli kosovar shkëlqeu fundjavën që shkoi me dy gola në fitoren e Baselit ndaj Luzernit.


    Edon Zhegrova ka zënë vend në formacionin e javës në kampionatin zviceran.

    Yllit kosovar iu shpërblye paraqitja e shkëlqyeshme që e bëri fundjavën që shkoi për Baselin, shkruan Express.

    Në fakt, 22 vjeçari i realizoi dy gola në fitoren e ekipit të tij ndaj Luzernit me rezultat 4:3, me ç’rast ishte shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

    Përfaqësuesi kosovar shënoi fillimisht në minutën e 18-të dhe më pas në atë të 22-të.

    Futbollisti i krahut luajti 67 minuta, ndërsa ia lëshoi vendin Aldo Kalulut.

    Në këtë ndeshje për Baselin luajti edhe Amir Abrashi, ndërsa në pjesën e dytë u inkuadrua Pajtim Kasami.

    E te Luzerni u paraqit Lorik Emini.

    Ky në fakt ishte goli i katërt sezonal në Superligën zvicerane për Zhegrovën, i cili i ka njëkohësisht edhe katër asistime në 24 ndeshje të zhvilluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!