Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në “National Arena” përfundoi me rezultatin 2:0.
Pas ndeshjes, Edon Zhegrova tha se duhet të ndryshohen disa gjëra.
“Duhet mi ndrru do gjana të brendshme brenda. Skisha desht me fol ma shumë sepse nuk më takon mu. Njerezit folin ama se dijn cka ndodhë brenda. Kisha pas qejf me dal një lojtar ma me përvojë me fol, me diskutu me Presidentin Ademi edhe me krejt neve qe me zgjedhë këtë problem”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.