Kosova djeshënoi fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve, pasi mposhtën në udhëtim kombëtaren e Lituanisë, me rezultat 1-2.
Golashenues për Kosovën ishin Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi.
Zhegrova i cili në muajin shtator u përjashtua nga grumbullimi, u rikthye përsëri për ndeshjet e muajit tetor, ku ishte vendimtar në fitoren ndaj Lituanisë.
Ai përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram, tha se është i lumtur me golin dhe ndihet krenar që përfaqëson Kosovën.
”Bravo ekipit që fitoi!
I lumtur për të shënuar një gol tjetër.
Krenar që përfaqësoj vendin tim”, ka shkruar Zhegrova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.