Alaves është kundërshtari i radhës për Real Madrid (sonte, 22:00), që po marshon drejt titullit kampion. Katër ndeshje kanë mbetur deri në fund dhe ekipit të Zinedine Zidane i nevojiten tre triumfe për të fituar La Liga.
Trajneri francez ka folur për sajtin e klubit rreth duelit të radhës kundër ekipit që po lufton për të mos rënë nga kategoria dhe gjendjes së Realit.
“Akoma nuk kemi fituar asgjë, por duam të vazhdojmë me fitore. Kanë mbetur edhe katër ndeshje dhe secilën prej tyre duhet ta konsiderojmë si një finale.
Jam lodhur duke përsëritur të njëjtat gjëra! Ndeshja me Alaves është shumë e komplikuar. Jemi në garë për fitimin e titullit dhe duam ta mbyllim sezonin në vend të parë. Kalendari? Nuk e kemi ne në dorë, duhet të jemi gati për duelet e fundit“, deklaron Zidane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.