Bayern Munichu raportohet se është duke menduar për emërimin e Zinedine Zidane si pasardhës të Thomas Tuchelin.
Bayerni është duke kaluar nëpër një formë të dobët dhe ish-trajneri i Chelseat, Tuchel, mund të përfundojë vitin pa asnjë trofe me klubin gjerman.
Pas humbjeve nga Bayer Leverkuseni dhe Bochumi, Bayerni është tetë pikë prapa liderit të Bundesligës, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, Zidane është prioritet i Bayernit dhe tashmë ka kontaktuar me ekipin e ish-trajnerit të Real Madridit.
Zidane është i papunë tash e tre vjet prejse dha dorëheqje si trajner i Realit në fund të sezonit 2020-21.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.