Zidane: Gara për titullin e La Ligas është e hapur

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur para ndeshjes së nesërme ndaj Real Sociedadit.


“Los Blancos” kanë marrë lajme të mira, ku Marcelo, Odriozola, Rodrygo dhe Valverde janë rikthyer në stërvitje nga lëndimet, transmeton lajmi.net.

Zidane foli para mediave dhe dha mendimet e tij lidhur me ndeshjen.

“Real Sociedad është një skuadër e shkëlqyer, ata dinë se si të luajnë”, tha ai.

“Titulli i La Ligas është i hapur, ka shumë pikë për të marrë, ne duhet të marrim maksimumin e pikëve”, shtoi ai.

Francezi foli edhe për Iscon, i cili ka kohë që nuk është inkuadruar në formacionin bazë.

“Ne i njohim kualitetet e Iscos, ai është lojtar i Real Madridit. Ne gjithmonë llogarisim në të”, tha 47 vjeçari.

“Në koncentrohemi vetëm në ndeshjen e ardhshme, ditë pas dite, pastaj shohim ku jemi. Jemi duke i rikthyer lojtarët, kjo është e rëndësishme”, tha Zidane.

“E rëndësishme është që grupi të jetë në harmoni, tani jemi mirë, që nga ndeshja me Huescan, edhe më parë ishim mirë por tani jemi në një moment të mirë”, përfundoi Zinedine Zidane.

Real Madrid përballet nesër me Real Sociedad në orën 21:00.