×
  • Sport
  • Sport

    Zidane jep një përgjigje interesante kur pyetet se kush e meriton Topin e Artë

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 15:47

    Zinedine Zidane beson se të gjithë lojtarët e tij e meritojnë ta fitojnë Topin e Artë


    Real Madridi sonte luan me Villarealin, ku me një fitore do të shpallej kampion i La Ligës, shkruan Reporteri.net

    Trajneri i Los Blancos ka dhënë një përgjigje interesante në pyetjen se kush e meriton ta fitojë Topin e Artë për këtë edicion.

    Zidane beson se të gjithë lojtarët e tij e meritojnë që ta fitojnë këtë trofe.

    “Në futboll, të gjithë mund të thonë. Për mua, lojtarët e mi janë më të mirët”, ka thënë Zidane.

    “Karim nuk është vetëm këtë vit, ai ka bërë shumë mirë për shumë vite. Topin e Artë e fiton vetëm një, dhe të gjithë mund të komentojnë, por për mua të gjithë lojtarët e mi e meritojnë atë,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!